Përmbledhje e metodave tona më të kërkuara të trajtimit
Përfitime, fusha përdorimi, procedura dhe procesi i shërimit…
Cila metodë e trajtimit me laser të syve është më e përshtatshmja për ty? Zbuloje në SmartLaser Vjenë:
Procedura më e përshtatshme e kirurgjisë me laser të syrit për nevojat e tua individuale
Edhe pse para disa dekadash dukej si një ëndërr e paimagjinueshme, tani korrigjimi i sigurt dhe i përballueshëm me laser i të gjitha llojeve të çrregullimeve të shikimit është një realitet këtu në SmartLaser. Teknologjia dhe ekspertiza mjekësore e kirurgjisë me laser të syrit kanë përparuar jashtëzakonisht vitet e fundit.
Operacioni i parë PRK u krye në 1987. Në 1989 u krye operacioni i parë LASIK. Në 2004 u krye operacioni i parë Femto-LASIK. Edhe ReLEx SMILE dhe Trans-PRK kanë ca kohë që ekzistojnë…
Tani thuajse çdo lloj çrregullimi i shikimit mund të korrigjohet me anën e procedurës së kirurgjisë me laser të syrit. Ne i trajtojmë shpesh pacientët me:
• Presbiopi (reduktimi i aftësisë për t’u fokusuar te sendet afër)
• Miopi
• Hiperopi
• Astigmatizëm (shkaktuar nga lakimi i çrregullt i kornesë)
Në SmartLaser Vjenë, kemi prirjen të zgjedhim metodën e provuar dhe testuar Trans-PRK! Procedurat e tjera mund të kryhen në EyeLaser, klinika jonë mëmë.
Kur është secili trajtim më i përshtatshëm?
I bën pyetje vetes se cila metodë e kirurgjisë me laser të syve është më e përshtatshmja për ty dhe dëmtimin e shikimit tënd? Përgjigjja mund të mos jetë ajo që shpreson të dëgjosh, por varet!
Një mjek me përvojë duhet të vendosë nëse procedura Femto-LASIK ose Trans-PRK është opsioni më i realizueshëm për ty, sepse kjo varet nga një numër faktorësh të ndryshëm. Faktorët e rëndësishëm për t’u marrë parasysh:
• Cili lloj çrregullimi i shikimit duhet korrigjuar?
• Sa keq ndikon te shikimi yt?
A e ke kornenë veçanërisht të hollë apo të lakuar?
• A ka ndonjë detaj tjetër të veçantë rreth syve të tu që duhet marrë parasysh?
Meqenëse zgjedhja e metodës më të përshtatshme të trajtimit hedh themelet për një operacion të suksesshëm me laser të syrit, është thelbësore që një ekspert me përvojë të kryejë një konsultim të gjithanshëm fillestar.
Metodat e kirurgjisë me laser të syrit
Trans PRK
Metoda moderne Trans-PRK dalllon nga trajtimi ‘pa prekje’ e syrit. Hiqet shtresa e jashtme e kornesë (epiteli), duke përdorur laser me precizion të lartë. Më pas laseri korrigjon lakimin që shkakton çrregullimin e shikimit tënd. Niveli i lartë i precizionit të kësaj metode garanton një proces të shpejtë shërimi. Epiteli mund të rigjenerohet brenda jo më shumë se tri ditëve.
Lexo më shumëLASIK
Gjatë metodës së provuar dhe të testuar LASIK, nuk hiqet shtresa e jashtme e kornesë; në vend të kësaj, bëhet një prerje me bisturi për të krijuar një palosje, e cila më pas paloset sërish në vend. Pastaj kornea korrigjohet, duke përdorur një laser Excimer. Më pas, “Flap” shkon në vend mbi kornenë e trajtuar. “Flap” do të ndreqet vetë pas procedurës. Vetëm operacioni zgjat disa minuta nga fillimi deri në fund.
PRK
Metoda PRK është e ngjashme me metodën Trans-PRK në kuptimin që përfshin heqjen e plotë të shtresës më periferike të kornesë. Megjithatë, në këtë rast hiqet manualisht me një bisturi ose mikrokeratomë. Pasi të ekspozohet kornea, laseri korrigjon çrregullimin e shikimit. Në ditët në vazhdim pas procedurës, rigjenerohet epiteli. Kjo metodë është përdorur me sukses për dekada me radhë.
Lexo më shumëFemto-Lasik
Femto-LASIK është një zhvillim i “Metodës LASIK”. Kjo metodë përfshin edhe palosjen në vend të sipërfaqes së kornesë për të korrigjuar çrregullimin e shikimit. Diferenca vendimtare është që “Flap” nuk paloset më në vend në mënyrë mekanike. Në vend të kësaj, përdoret një laser femtosekondë i veçantë me saktësi të lartë për të hequr shtresën më periferike pa kontakt të drejtpërdrejtë. Më në fund, epiteli mund të shkojë thjesht në vend.
Konsultim i gjithanshëm fillestar, kirurgë me përvojë dhe metoda më e përshtatshme e trajtimit për sytë e tu
Konsultim i gjithanshëm fillestar, kirurgë me përvojë dhe metoda më e përshtatshme e trajtimit për sytë e tu
Vizito Qendrën tonë të Syrit në Vjenë për një kontroll dhe konsultim me mjekët tanë me përvojë të SmartLaser. Së bashku mund të gjejmë metodën e kirurgjisë me laser të syve që të përshtatet më mirë.
Rezervo konsultimin tënd fillestar