Siguri dhe cilësi që mund ta përballosh, këtu në SmartLaser
Ekipi ynë me kirurgë dhe okulistë me përvojë ndajnë vizionin e tyre për të përmbushur ëndrrën e njerëzve si ti, për të pasur gjithë jetën një shikim të korrigjuar pa nevojën e mbajtjes së syzeve apo lentave të kontaktit. Kirurgjia refraktive nuk është e rezervuar për ‘të pasurit’, prandaj, këtu në SmartLaser në Vjenë, të rinjtë dhe njerëzit me të ardhura mesatare kanë mundësinë të rregullojnë për gjithë jetën çrregullimet me shikimin pa cenuar sigurinë apo cilësinë.
Ekipi i SmartLaser punon në përputhje me procedurat e standardizuara pa humbur shikimin nga gjëja më e rëndësishme – njerëzit që besojnë te ne. Receta jonë e suksesit janë planet e personalizuara të trajtimit, përvoja, ndjeshmëria, shpjegimet e plota dhe koha e mjaftueshme për çdo pacient!
Bindu vetë! Të presim me padurim…
Kush do ta kryejë procedurën e operacionit tënd me laser në sy?
Kirurgët tanë:
Dr. med. Todor Toschkov
Mjek specialist në okulistikë dhe optometri
Rreth Dr. Todor Toschkov
Dr. Toschkov është një okulist në klinikë private në Vjenë. Ai është ekspert në kirurgjinë e syve dhe jemi krenarë që e kemi në ekipin tonë të SmartLaser. Qoftë kur merr një konsultim fillestar, kirurgji refraktive, kujdes pas ndërhyrjes ose po trajtohesh për një shqetësim të përgjithshëm në sy, të jesh i sigurt që do të marrësh trajtimin më të mirë.
Roli në ekipin e SmartLaser
Përmes bashkëpunimit me Dr. Toschkov, kemi privilegjin të kemi një ekspert të gjithanshëm në fushën e okulistikës dhe kirurgjisë refraktive në ekipin e SmartLaser. Në rolin e tij si kirurg, Dr. Toschkov është përgjegjës për garantimin e funksionimit me sukses të procedurave.
Përvoja, referencat dhe rezymeja
Diplomë në mjekësi nga Universiteti i Vjenës
Mjek praktikant i Mjekësisë së Përgjithshme në Britaninë e Madhe
Specialist në okulistikë
2016: Themeloi klinikën e vet në zonën Favoriten të Vjenës.
Mbi 20 vjet përvojë
Dr. i Lartë Mario Kneifl
Mjek specialist në okulistikë dhe optometri
Rreth Dr. Kneifl
Dr. Kneifl është një mjek i lartë dhe drejton Qendrën e Laserit Barmherzige Brüder në Linz. Ai është një ekspert në fushën e operacioneve të syrit dhe kontribuon me një përvojë tepër të pasur në metodat e ndryshme të trajtimit.
Roli në ekipin e SmartLaser
Duke punuar me Dr. Kneifl, kemi privilegjin të kemi një ekspert të njohur në kirurgjinë refraktive në ekipin e SmartLaser. Përgjegjësitë e tij kryesore janë diagnoza e kujdesshme, konsultimi gjithëpërfshirës, puna e sigurt dhe e saktë si kirurg dhe dhënia e kujdesit të besueshëm pas ndërhyrjes.
Përvoja, referencat dhe rezymeja
Diplomë në mjekësi nga Universiteti i Vjenës
Mjek praktikant i Mjekësisë së Përgjithshme në Linz, Austri
Specialist në okulistikë
Partner i Bordit Evropian të Okulistikës (FEBO)
Mjek primar në Departamentin e Okulistikës dhe Drejtor i Qendrës së Laserit
Ka kryer mbi 5 000 operacione (kirurgji refraktive, kirurgji lentash dhe të kornesë)
Drejtuesi mjekësor: Dr. Victor Derhartunian
Rreth Dr. Derhartunian
Dr. Derhartunian është një prej ekspertëve lider në botë për operacionet me laser në sy. Përvoja e tij shumëvjeçare nga puna në fushën mjekësore dhe drejtimi i disa klinikave të syrit në shtete të ndryshme, si dhe misioni i tij për t’i bërë operacionet në sy të aksesueshme për këdo, e shtyjnë atë drejt arritjes së rezultateve të shkëlqyera.
Roli në ekipin e SmartLaser
Edhe pse Dr. Derhartunian nuk kryen vetë operacione në SmartLaser, ai është një anëtar i pazëvendësueshëm i ekipit. Ai është përgjegjës për drejtimin mjekësor të procedurave, organizimin dhe kontrollimin e cilësisë. Pacientët e SmartLaser e vlerësojnë në veçanti ekspertizën e tij si okulist, kujdesin dhe sjelljen e tij miqësore.
Formimi:
- Diplomë në mjekësi nga Universiteti i Vjenës
- Mjek specialist në Klinikën Universitare të Syrit në Erlangen dhe Frankfurt am Main në Gjermani dhe Britani të Madhe
- I trajnuar nga dy pionierë në fushën e kirurgjisë me laser në sy
Përvojat:
- Ka punuar në Institutin për Kirurgjinë Refraktive dhe Okulistike (IROC) dhe në Klinikën Private të Syrit Pallas në Zvicër
- 2013: Themeloi klinikën e tij të parë, EyeLaser Vjenë
- 2016: Hapja e EyeLaser Cyrih
- 2019: Hapja e SwissLaser Varshavë
Gjuhët e folura:
- Gjermanisht
- Anglisht
- Frëngjisht
- Rusisht
- Polonisht
Partnerët tanë
EyeLaser Vjenë: një partner i SmartLaser
Qendra e Laserit të Syrit SmartLaser është një klinikë degë e EyeLaser Vjenë. Ky partneritet u mundëson pacientëve të përfitojnë nga një rrjet unik me ekspertë me përvojë në fushën e kirurgjisë së syve/kirurgjisë refraktive që përdor teknologjinë e fjalës së fundit për të të ofruar trajtim në përputhje me standardet më të larta mjekësore.
Nëse çrregullimi yt me shikimin nuk mund të korrigjohet nga një prej procedurave tona standarde këtu në SmartLaser Vjenë, ke mundësinë të marrësh një trajtim të veçantë në EyeLaser.
Cilëndo që të zgjedhësh, SmartLaser apo EyeLaser, je në duar të sigurta!
Vizito uebfaqen e EyeLaser